Situata e vështirë më të cilën po përballet e gjithë bota dhe emergjenca shëndetësore ka bërë që kujdesi të jetë shumë më i madh edhe për gjëra të cilat normalisht do të cilësoheshin si rutinë.
Kështu, për të hequr të qepura nga operacioni, Eden Hazard i është dashur që të transformojë banesën e tij.
None found
Sipas mediave spanjolle, dy doktorë të Real Madrid kanë qenë dje në shtëpinëe e futbollistit për të hequr 30 të qepurat që ishin pasojë e ndërhyrjes që kreu lojtari pas dëmtimit më të fundit. Kjo gjë që normalisht është rutinë, u bë në kushtet e një dhome të cilën e kishin dezinfektuar plotësisht dhe përgatitur e izoluar brenda banesës së lojtarit belg.
Hazard nisi një fazë të re të rehabilitimit të tij pas heqjes së të qepurave dhe është bërë gati plani për ta kthyer në formën më të mire. Që nga dita e sotme, fizioterapistët do të jenë me radhë në shtëpinë e lojtarit për ushtrimet e ndryshme që duhet të kryejë, për ta ndihmuar në progresin e tij drejt kthimit të shpejtë në fushë. Sipas përllogaritjeve, atij do t’i duhet një muaj e gjysëm derisa të kthehet përsëri në fushën e lojës, ndaj kjo ndalesë e kampionatit për shkak të koronavirusit duket se e ka ndihmuar në mënyrë indirekte Hazard.
Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për një tjetër gafë publike, pas deklaratës për marrëveshjen me…
Këngëtarja e njohur Rozana Radi vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për prezencën e…
Të enjten do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në rend dite është mocioni me debat…
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në një intervistë në SHBA dhe është përballur me pyetje në lidhje me perspektivat…
Një tjetër përplasje institucionale është regjistruar mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lidhur me…
Romiri, Soni dhe Vanesa kanë pasur “Avantazhin e Breshkës”, ku kanë kërkuar që të marrin informacione nga jashtë. Kërkesat e…