Te Maqedonia e Veriut janë duke kërkuar që ndeshja me Kosovën e paraparë të luhet më 26 mars në Shkup, të shtyhet.
Qeveria e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim që ndeshja kundër Kosovës të luhet pa tifozë, shkaku i përhapjes së koronavirusit.
None found
Lojtarët e Kombëtares së Maqedonisë kanë nisur një iniciativë në rrjetet sociale, për të kërkuar shtyrjen e ndeshjes ndaj Kosovës.
Kapiteni Goran Pandev ka thënë se Kampionati Evropian është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, dhe po kërkon që ndeshja kundër ‘Dardanëve’ të shtyhet fillimisht, për t’u luajtur me tifozë në një kohë tjetër.
“Kualifikimi me Maqedoninë në Kampionat Evropian është më i rëndësishëm se çdo gjë që kam fituar. Ne jetojmë me pamjen e stadiumit të mbuluar nga ngjyrat kuq e verdhë, që na jep forcë dhe na motivon të arrijmë atë që na ka munguar për 20 vite. Na ofroni rastin për spektakël të vërtetë, na ofroni rastin të gëzojmë tifozët tanë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe ne vazhdimisht lutemi për të. Por na jepni rastin të realizojmë atë që kemi ëndërruar si fëmijë. Për të mirën e të gjithëve, shtyjeni ndeshen. Për shkak të shëndetit dhe për shkak të korrektësisë dhe sportit”, ka shkruar Pandev.
Shtyrjen e ndeshjes e ka kërkuar edhe trajneri Igor Angelovski dhe Boban Nikolov.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…