Categories: Uncategorized

“Ëndrra e Mane është që të vesh fanellën e Realit një ditë”, “France Football” analizon të ardhmen e Mane

“Ëndrra e Mane është që të vesh fanellën e Realit një ditë”, me këtë titull të mrekullueshëm, “France Football” analizon situatën në treg për sulmuesin senegalez të Liverpool, shkruan Albeu.com.

Lojtari 28-vjeçar ishte përfolur për dy vjet për një transferim te Reali i Madridit.

Të lidhura

None found

Ishte pikërisht revista franceze që ndezi fitiln në vitin 2018.

“Mane do të ishte nënshkrimi i parë i Zidane për 2019-20”, ishte lajmi nga France Football.

Mediat raportuan në atë kohë që dorëheqja e trajnerit ndaloi operacionin. Dy vjet më vonë, France Football thotë se ëndrra e Mane është që të vesh fanellën e Madridit një ditë.

Ylli afrikan, gjithmonë sipas France Football, do të kishte shijen e hidhur këtë sezon pasi nuk arriti të fitonte
“Topin e Artë”.

Ai shpresonte të pasonte Xhorxh Ëeah, i vetmi afrikan deri më tani për të fituar këtë çmim (1995), por ai ishte i katërti pas Cristianos, shokut të tij të skuadrës Van Dijk dhe Messit, fitues.

Ky zhgënjim, së bashku me deklaratat e Klopp në të cilat ai deklaroi se Van Dijk e meritonte “Topin e Artë”, mund të ketë ndikuar në të ardhmen e lojtarit.

Keita Balde, i pyetur tha se për AS Real Madrid është një ekip që mund ta joshë Mane.

“Kjo varet nga shumë gjëra. Nuk e di cili është vendimi i tij. Në një apo dy vjet, mbase ai do të dëshirojë të ndryshojë dhe nuk mendoj se dëshiron të jetë atje gjatë gjithë jetës së tij. Ai është një djalë i zgjuar dhe ai e di se çfarë është më e mira për të dhe çfarë duhet të bëjë”.

Një muaj më parë, Momo Sissoko, një ish-lojtar i Valencias, na befasopi kur deklaroi në një intervistë në Itali: “Unë mendoj se Mane do të shkojë në Madrid …”.

Me një kontratë me Reds deri në vitin 2023, largimi i tij nga Anfield është më se i ndërlikuar. Ai nënshkroi në vitin 2016 nga Southampton për 34 milion euro pas një sezoni mahnitës (15 gola dhe nëntë asistime), Mane është bërë një pjesë themelore në skemën e Jurgen Klopp.

Liverpool nuk është një klub shitës, por në rast të negociatave, vlerësimi aktual i lojtarit vlerësohet rreth 150 milion euro,” shkruan “France Football”. /albeu.com/

të fundit

Pas “Diellës”, krijohet “Gjoni”, Rama: Do të merret me një sërë procesesh të Prokurimeve Publike!

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…

7 minutes ago

Pandeli Majko responds four days after the Assembly: I spoke about socialists’ inappropriate and discrediting contacts with organized crime

Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve lidhur me fjalën e…

17 minutes ago

Death is near”: How fake bomb threats alarmed schools and airports across Europe

Një valë masive kërcënimesh të rreme me bombë ka përfshirë Europën gjatë muajit të fundit, duke shkaktuar evakuime në mijëra…

17 minutes ago

Rama on the new procurement model: Diella helps businesses, cuts costs and reduces bureaucracy

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tashmë një model i fokusuar…

17 minutes ago

Renault planifikon 2,000 vende të reja pune dhe shkurtime të 1,000 pozicioneve në Francë deri më 2028

Prodhuesi francez i automjeteve, Renault, njoftoi të hënën planet për të krijuar 2,000 vende pune deri në vitin 2028 –…

17 minutes ago

Court approves Trepça’s request and suspends construction of the amphitheater in North Mitrovica

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” për caktimin e masës së sigurimit, duke ndaluar Komunën e…

18 minutes ago