Categories: Uncategorized

Formacionet zyrtare, Dinamo Tbilisi-Tirana

Tirana do të kërkojë lavdinë. Katër ditë më parë, klubi bardheblu festoi ditëlindjen e tij të 100-të. Sot, është momenti për të bërë dhuratën e madhe, kalimin e turit.

Dinamo Tbilisi është rivali me të cilin për 90 minuta ose më shumë, në rast se ndeshje përfundon barazim, diskutohet kalimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Në stadiumin “Boris Paiçadze”, me start nga ora 19:00, kryeqytetasit do të zbresin në një fushë ku si për ironi apo fat, stolat janë bardhë dhe blu. Kampionia kurorëzoi vitin jubile me titullin e munguar prej 11 vitesh e tashmë është koha që Tirana e madhe të ketë sukses edhe në arenën europiane.

Besimi dhe forca e bardhebluve do të bëjë që në stadiumin me këto ngjyra të festojë ekipi rekordmen në Shqipëri. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Porta i është besuar veteranit Ilion Lika.

Ndërkohë, shtu siç bëri me dije “Panorama Sport”, Erjon Hoxhallari nuk ia ka dalë të jetë nga minuta e parë për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që Ismajgeci ka zënë vendin e tij në krahun e majtë, duke formuar katërshen e mbrojtjes së bashku me Vangjelin, Najdovskin dhe Tosevskin. Këta 2 të fundit do të bëjnë debutimin me bardheblutë.

Në pjesën para nuk ka surpriza. Çelhaka dhe Batha konfirmohen para mbrojtes, ndërsa treshja Kobinah, Torasa dhe Kale do të jetë në shërbim të Muçit në majë.

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO TBILIS: Kvaskvadze, Iashvili, Amousu, Koburi, Lokashvili, Kardava, Papav, Shulaia, Penambuko, Bugridze, Kapanadze.

TIRANA: Lika, Tosevski, Vangjeli, Najdovski, Ismailgeci, Batha, Celhaka, Kobina, Torasa, Kale, Muçi.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago