Bayerni i Mynihut po mediton mbi blerjen përfundimtare të kroatit Ivan Perisic, pasi përtej dëshirës së trajnerit Hansi Flick, drejtuesit e klubit nuk janë aspak të bindur të investojnë për kartonin e futbollistit të Interit.
Perisic u mor në huazim verën e kaluar ,me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, por pavarësisht paraqitjeve të mira dhe disa golave e asisteve në një sezon në kampionatin gjerman e Ligën e Kampionëve, bavarezët kanë ende dyshime.
None found
Kjo pasi përveç shifrës 20 milionë euro, duhen bërë llogaritë edhe me pagën e kroatit, që fiton rreth 10 milionë euro në vit dhe çmimi i blerjes, bashkë me pagën për 3 sezone kapin shifrën e 50 milionë eurove në total.
Kjo shifër nuk i bind aspak gjermanët, të cilët këtë verë do të investojnë për të blerë sulmuesin anësor të Manchester Cityt, Leroy Sane dhe nuk kanë ndërmend të investojnë 50 milionë euro për një futbollist që do të niset kryesisht nga pankina.
Pikërisht për këtë arsye, edhe nëse drejtuesit e Interit vendosin të bëjnë një ulje të konsiderueshme të çmimit të kartonit, vështirë se Bayerni do të vlejë Perisic këtë verë, ndaj kroati do të duhet të mendojë për ndonjë ekip tjetër ku të vijojë karrierën.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…