Legjenda braziliane, Pele, e ka emëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, si lojtarin më të kompletuar në botë tani dhe do të kishte dashur të luante me të.
Ish-superylli i Santosit dhe Brazilit e emëroi Messin, ndërsa pas tij mendon se vijnë Cristiano Ronaldo dhe Neymar si tre lojtarët që ai mendon se janë elitë.
Por, ai rrëfen se i preferuari i tij në këtë treshe është legjenda e Argjentinës, Messi.
“Unë mendoj për Leo Messin. Ai është një lojtar i aftë, jep asistime, pasime, shënon, driblon mirë”, ka thënë fillimisht Pele për Gazzetta dello Sport.
“Nëse do të ishim në ekip së bashku, kundërshtarët duhet të shqetësohen për dy lojtarë, jo vetëm për një!”
“Sot, Messi është lojtari më i kompletuar”, përfundoi legjenda braziliane.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes së tij nga SPAK, ku u paraqit në sajë të masës së sigurisë…
Është zbardhur dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të njohur si “Rrajat”, ku 14 persona akuzohen për trafik të…
Këtë të hënë në orën 10:00, mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje do…
Sekretariati i Etikës, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për masa disiplinore ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla.…
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë…
Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet…