Stefano Pioli ndihet i lumtur për fitoren dhe paraqitjen e ekipit të tij. Milani mori një sukses emocionues 3-2 përballë Udineses, teksa trajneri e analizoi në këtë mënyrë takimin në një prononcim për DAZN.
“E nisëm ndeshjen pak të kontraktuar dhe Udinese ishte më mirë se ne fizikisht. Ishim në emergjencë dhe nuk po arrinim të rikuperonim disa lojtarë. Kjo gjë ma shton më shumë gëzimin për paraqitjen e djemve, dhamë shpirtin në fushë sot. Po arrijmë të korrim përfitimet e asaj që kemi mbjellë dhe rezultatet pozitive na rrisin besimin.
E humbëm pak kthjelltësinë pas golit të parë dhe u krijua distancë midis reparteve. Ekipi ynë ka nevojë për më shumë lëvizshmëri, por ia dolëm të krijonim raste edhe në pjesën e parë. Ardhja e Ibrës na ka dhënë më shumë personalitet dhe bindje. Tani jemi të bindur që mund të gjejmë golin nga momenti në moment”, deklaroi trajneri i Milanit.
Një video është bërë virale në rrjet ditën e djeshme, ku dyshohet të ketë pasur përplasje mes stafit të sigurimit…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni…
Ernest Muçi është rikthyer si protagonist te Beshiktash. Këto të fundit barazuan 1 me 1 në transfertën e Alanjaspor dhe…
Takimet e javës së 37-të të Serisë A kanë dhënë verdikte të forta sa i përket fateve të disa skuadrave.…
Përzieni limonin me kafe dhe nuk do të keni më kurrë njolla në fytyrë. Kjo është shumë e mirë. Është…
Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon Partinë…