Categories: Uncategorized

“Fitore për futbollin francez”, tifozët në tribuna po i shijojnë miqësoret

Paris Saint-Germaini e shpartalloi ekipin e divizionit të dytë, Le Havren, në miqësoren e luajtur të dielën që ishte e jashtëzakonshme, jo për shkak të rezultatit 9:0, por sepse tërhoqi turmën më të madhe të shikuesve në tribuna për një ndeshje futbolli në njërën prej pesë ligave të forta të Evropës që nga fillimi i marsit.

Qeveria franceze zbuti protokollet shëndetësore para fundjavës së shkuar për të lejuar një pjesëmarrje totale prej pesë mijë personash, përfshirë lojtarët, gazetarët dhe stafin nëpër ndeshje. Në fakt, miqësorja në Le Havre nuk ishte e para që u luajt, por të tjerat kanë përfshirë vetëm ekipe të divizioneve të ulëta. Kështu që, për ndeshjen në Le Havre ku do të luante PSG-ja, biletat që kishin çmimin prej 30 deri në 60 euro, janë shitur brenda gjashtë minutave, shkruan AFP.

Të lidhura

None found

“Është një fitore për futbollin francez, për sportin në përgjithësi”, tha ministrja e Sportit të Francës në largim, Roxana Maracineanu, që ishte e pranishme në ndeshje. “Jam shumë e kënaqur që futbolli në Francë rifilloi në mënyrë të popullarizuar, me shumë njerëz në stadiume. Jemi vendi i vetëm në Evropën Perëndimore që e kemi bërë një gjë të tillë. Është triumf i madh ndaj situatës aktuale”.

Për dallim nga Gjermania, Anglia, Italia dhe Spanja, Franca e anuloi tërësisht edicionin 2019/20 për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Por, katër vendet e tjera rifilluan me gara pas një pauze prej tre muajve, por këtë gjë e bënë prapa dyerve të mbyllura. Megjithëse rregullat e distancës sociale ishin në vend, tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin “Stade Ocean” të Le Havres, ishin paksa më të liruar në këtë aspekt.

“Është pak a shumë si kthim në jetën normale, edhe pse ende ekzistojnë disa kushte drastike. Neve nuk na interesoi aspak humbja e thellë nga PSG-ja, pasi kjo ndeshje para së gjithash ishte një mënyrë e rikthimit të futbollit në mënyrë triumfale në Francë që nga muaji mars”, ka insistuar Johan Vattier, kreu i “Les Barbarians Havre”, grupit më të madh të tifozëve të klubit Le Havre. “Nuk është e lehtë për një grup si i yni t’i zbatojmë rregullat, sepse jemi mësuar që të jemi bashkë. Por, ne do të përpiqemi t’i respektojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Ne duam që sezoni i ri të fillojë me praninë e tifozëve në tribuna”.

të fundit

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit, nis rruga për shpalljen zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

14 minutes ago

Vedat Muriqi pas golit të fitores ndaj Liverpoolit: Fenerbahce tregoi madhështinë e saj

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…

23 minutes ago

AUV launches oversight of the entire dairy chain, from farms to market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…

28 minutes ago

Hoti: Over €2.5 million allocated to organizations providing social services

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…

28 minutes ago

Pandovski: Political influence and funding undermine judicial independence

Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…

28 minutes ago

Janevska on investigation at Goce Dellçev University in Shtip: The person has been identified and will face the consequences

Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…

29 minutes ago