Pasi fitoi betejën ligjore për të luajtur me Shqipërinë dhe jo me Zvicrën, disa oferta për sulmuesin Florian Kamberi kanë mbërritur në adresë të klubit të tij skocez Hibernian.
Sipas informacioneve nga mediat britanike, Leh Poznan ka paraqitur një ofertë për 24-vjeçarin, por që nuk është pranuar nga drejtuesit skocezë.
Përveç klubi të njohur polak, interesime ka dhe Bazeli i Taulant Xhakës si dhe nga ekipi i divizionit të dytë të futbollit anglez Brentfordi.
Këtë sezon Kamberi ka realizuar 8 gola në 23 ndeshje me Hibernianin. Ai u grumbullua në muajin nëntor për 2 sfidat e fundit eliminatore të EURO 2020 kundër Andorrës (2-2) dhe Francës (0-2), por atë kohë ai nuk kishte marrë konfirmimin nga FIFA se kë shtet duhej të përfaqësonte, ndërsa tashmë rruga e tij te Shqipëria është e lirë dhe pret të shpejti të kryejë debutimin me kombëtaren tonë.
Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit…
Një moment sa befasues aq edhe komik, u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk…
Postimi i Ramës: LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit…
Pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës, është arrestuar një 32-vjeçar nga Saranda. Policia ka kryer kontroll…
Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen…
Ditën e sotme, Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin…