Për të dytën herë në histori, Superkupa e Spanjës do të zhvillohet ndërmjet Realit dhe Atleticos.
Teksa Primera Division shijon pushimet e pazakonta të këtij edicioni në këtë periudhë të vitit, e gjithë vëmendja është përqendruar në Arabinë Saudite, për derbin e famshëm madrilen.
Drejtuesit e Federatës po bëjnë çmos për të imituar kolegët e tyre të Premier Leagues në Ishull, me qëllimin e kuptueshëm për të globalizuar futbollin e këtij vendi, megjithatë edicioni i sivjetshëm i Superkupës së Spanjës i kapërceu të gjithë kufijtë e imagjinatës.
Ky kompeticion ka ndryshuar krejtësisht format dhe të paktën për tre vjet do të organizohet pikërisht sipas formulës aktuale, me katër skuadrat më të mira të Spanjës në edicionin e mëparshëm në Primera Division dhe Kupën e Mbretit.
Ky është edicioni i 36-të, sipas statistikave zyrtare të këtij aktiviteti, sidoqoftë, si për ironi të fatit, trofeu do të ngrihet nga një ekip që nuk ka fituar as kampionatin dhe as kupën e këtij vendi, pasi Barcelona si kampione e La Ligës e Valencia si kampione e Kupës së Mbretit – janë eliminuar.
Të gjithë ishin bërë gati për nje “El Clasico” të madhe në Jeddah, në stadiumin “King Abdullah Sports City”, por skuadra e Diego Simeones hodhi në erë planet e sheikëve, duke përfituar në maksimum nga mbrojtja qesharake e Barcelonës, për të fituar takimin me shifrat 3-2.
Viteve të fundit këto dy skuadra janë përballur shumë shpesh dhe si njëra dhe tjetra knë treguar dhëmbët duke mposhtur njëra tjetrën.
Ndeshja e parë në Ligë këtë edicion u nda baras, derisa në miqësoren pak para startit të sezonit, Atletico e shkatërroi 7-3 Realin në miqësore, çka do të thotë se sonte, nga ora 19:00 dy skuadrat pritet të dhurojnë tjetër spektakël në kërkim të trofeut të parë në La Liga.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është arrestuar në Pire të Greqisë shtetasi Ardian Ahmetaj, i cili ne vitin…
Këtë të shtunë, zhvillohet Etapa e dytë e “Giro d’Italia”e cila do të jetë e gjitha në rrugët e kryeqytetit.…
Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në…
Ditën e sotme, më 10 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.5 lekë dhe shitet me 87.8 lekë. Euro, blihet…
Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje…
Dashi Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen…