Nga viti 2021, për herë të parë do të zhvillohet Liga e Konferencës, si kompeticion i tretë i UEFA-së, pas Ligës së Kampionëve dhe Europa League.
Federata Shqiptare e Futbollit është duke u përpjekur që finalja e sezonit të parë të zhvillohet në Tiranë.
FSHF madje ka tërhequr kandidaturën për organizimin e Superlupës së Evropës për të shtuar përpjekjet për finalen e Ligës së Konferencës.
Ky është njoftimi i FSHF-së:
Federata e Futbollit shton përpjekjet dhe fokusohet për të sjellë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, tërheq kandidaturën e organizimit të Super Kupës Europiane
Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…