Categories: Uncategorized

“Fillimi i fundit të karrierës”, ish sulmuesi i Realit e United shpërthen në lot (VIDEO)

Pas 10 vitesh në futbollin Europian, Javier Hernandez vendosi ta vazhdojë karrierën si lojtar në Amerikë. I njohur si “Chicharito”, sulmuesi i njohur firmosi me Los Angeles Galaxy në MLS.

Një zgjedhje mjaft e guximshme kjo nga ana e ish futbollistit të Realit të Madridit, Manchester United dhe Bayer Leverkusen pasi i duhet të zëvendësojë një sulmues si Zlatan Ibrahimovic.

Sigurisht që ky vendim nuk ka qenë i lehtë për Chichariton dhe një bisedë telefonike me babanë e tij, ku i tregonte që ëndrra evropiane mbaroi, ka marrë vëmendje të madhe.

“Është e sigurt që do të shkoj te LA Galaxy. Çdo gjë është perfekt, babi, thjesht… më duket sikur është fillimi i fundit të karrierës time. Ëndrra evropiane përfundoi babi, por nuk dua të mërzitesh. Kemi arritur shumë gjëra bashkë, tani do të jemi më afër. Do t’iu takoj më shpesh”, i tha mes të tjerash Chicharito babait të tij, duke shpërthyer në lot.

Video e këtij momenti, është bërë menjëherë virale në rrjet.

të fundit

Nga krudot dhe vera e bardhë, përfundojnë në burg 6 të arrestuarit në “Gjirin e Lalëzit”

Tre persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që u kapën nga RENEA në një restorant në zonën e Gjirit të…

3 minutes ago

Një rrëfim zemre: Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më…

42 minutes ago

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet…

49 minutes ago

Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen…

1 hour ago

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11…

2 hours ago

24 vjet nga rënia e Fadil Nimanit – Komandant Tigri

Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri në luftimet në Vaksincë të Kumanovës. Fadil…

2 hours ago