FIFA planifikon të shtyjë të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare deri në vitin 2021. Ky është lajmi që po përflitet së fundmi dhe që duket se do të marrë konfirmim edhe nga UEFA.
Edicioni i dytë i Ligës së Kombeve është programuar për të nisur në muajin Shtator, ndërsa sa i përket kualifikueseve për Kupën e Botës 2022, dy datat e para të ndeshjeve janë shtyrë në Amerikën e Jugut. Nënkryetari i FIFA-s, Victor Montagliani foli në lidhje me këtë situatë dhe u shpreh: “Rreziku ekziston, veçanërisht pasi ndeshjet e Kombëtareve përfshijnë udhëtime nga shteti në shtet.”
Nga ana tjetër, numri një i FIFA-s, Infantino, thotë të njëjtën gjë: “Përderisa rrezikohet shëndeti nuk mund të luhet. Në momentin që do të kemi garanci për shëndetin tonë dhe të futbollistëve atëherë po.”
Një mbledhje pritet të mbahet të enjten e javës së ardhshme, ku me siguri do të diskutohet rreth kësaj çështjeje, nëse do të ketë ndeshje Kombëtaresh këtë vit apo jo
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…
Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…
Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…
Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…
Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…