Liga ka refuzuar që të ulet në tavolinë me deputetin Fidel Ylli, por vetëm para kamerave, pasi në mënyrë informale, një takim mes palëve ka ndodhur.
Ka qenë vetë Ylli ai i cili ka zbuluar në “Rubrika Sportive” se një takim mes tij, presidentit Duka dhe një përfaqësuesi të Ligës është zhvilluar gjatë ditëve të kaluara dhe situata duket se po shkon drejt zgjidhjes.
“Unë kam biseduar në veçanti me disa presidentë të Ligës. Njëkohësisht jam ulur mbi 5 orë me presidentin e FSHF dhe përfaqësuesin e Ligës që ishin caktuar. Nuk jam për zhurmë, jam për të zgjidhur probleme. Shou deshën të bënin këta që e çuan te kryeministri. Ai do të vërë vulën, por kryemnistri vulos atë që diskutojmë e bëjmë ne. Ne duhet të rrahim problemet.
Presidenti i futbollit është miku im, e kam shok. Këtë takim e inicioi presidenti i futbollit të Partizanit. Ai erdhi e më kërkoi falje. Me tha “të kërkoj falje se jam një nga presidentët e Ligës, të kërkoj falje që nuk erdhi Liga. Do të inicioj një tavolinë bisedimi”. I thashë kur të doni inicioni dhe më keni gati me grupin e puëns. Të nesërmen më thotë do të ulemi të bisedojmë me presidentin e FSHF. Padyshim, u ulëm, shumë miqësisht, folëm me argumenta e kundërargumenta, ishim me një linjë. I thashë e kuptoni që keni bërë gabim. Këtu erdha për t’i thënë opinionit që dashamirësi ka kur ulesh në tavolinë për të diskutuar”, tregoi Ylli për takimin e tij me përfaqësuesit e futbollit, sinjali I parë se topi mund të fillojë të rrotullohet shumë shpejt”.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…