Categories: Uncategorized

Festimi ndaj Challandes, reagon Bernard Berisha

Përfaqësuesja e Kosovës i ka zhvilluar dy ndeshjet e para të edicionit të ri në Ligën e Kombeve javën e kaluar.

Fillimisht, më 3 shtator, Kosova barazoi 1:1 me Moldavinë e më pas pësoi humbje nga Greqia me rezultat, 1:2 në Prishtinë.

Në ndeshjen ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”, sulmuesi i Kosovës, Bernard Berisha mori vëmendjen me gjestin e tij pas golit të shënuar, i cili ishte indirekt për trajnerin Bernard Challandes.

Por, Berisha në një intervistë në “RTV Dukagjini” e ka komentuar gjithë këtë situatë.

“Ndeshja ndaj Greqisë ishte shumë e vështirë, të gjithë e kemi përjetuar atë humbje. Ndaj Greqisë, kishim shumë mungesa, shkoi si shkoi. Vëmendja jonë është tani në tetor, te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut, duhet të mendojmë ta dërgojmë Kosovën përpara”, deklaroi fillimisht Berisha.

“Sa i përket gjestit, ka qenë për të gjithë, jo vetëm për trajnerin. Mënyra se si jam trajtuar nuk ka qenë e duhura”, tregoi ai.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua në dy vitet. Për dy vite, nuk kam pasur asnjë bisedë te trajneri. Për dy vite e kam mbështetur Përfaqësuesen”, theksoi futbollisti nga Peja.

Tutje, ai tha se Challandes ka merita për sukseset e Kosovës, derisa tregon edhe bisedën me trajnerin zviceran pas ndeshjes.

“Me gjestin pas golit kam kërkuar minutazh. Nuk kam asgjë me trajnerin. Ai ka merita shumë të mëdha për rezultatet e Kosovës”, thotë më tej Berisha.

“Pas ndeshjes më tha se kam bërë një lojë të mirë, por që gjestin që e bëra më tha se nuk ishte gjë e duhur. Më pas, asnjë person nuk më është lajmëruar. Unë i kam kërkuar falje gjithë shikuesve”, përfundoi Berisha.

të fundit

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

11 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

18 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

46 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago