Video e lojtarëve të PSG0-së duke festuar në orën e para të mengjesit të së premtes vetëm pak ditë pas humbjes ndaj Dortmund ka befasuar trajnerin Tuchel i cili nuk e ka pritur aspak mirë.
Videot e publikuara në rrjete sociale i shfaqnin disa nga lojtarët kyç të skuadrës së Paris Saint-Germainit, përfshirë këtu Neymarin, duke vallëzuar gjysmë të zhveshur rreth dhomës ku po mbahej festa.
Pasi që PSG-ja do të zhvillojë ndeshje në Ligue 1 menjëherë të dielën, kundër Bordeaux, Tuchel i ka kritikuar lojtarët e tij për veprimet e tyre.
“Unë isha me të vërtetë i befasuar dje pasdite kur e shikova videon. Ju mund të jeni të sigurt se ne kemi mbajtur bisedime brenda klubit. Nuk dua të flas për këtë, por ne kemi folur për këtë gjë brenda klubit dhe duhet të mbetet ashtu, mes nesh”, ka thënë Tuchel.
“Ju mund të jeni të sigurt se ne nuk jemi të lumtur me ato video. Kemi folur bashkë si ekip dhe tani ky është problem që na takon neve. Unë jam këtu për ta përmirësuar grupin. Nuk mund t’i jap këshilla klubit, kjo nuk është detyra ime”. /
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…
Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…