Categories: Uncategorized

Fenomeni: Më thanë se nuk do të ecja më, dukej sikur më kishin hequr jetën

“Më thanë se nuk do të ecja më, dukej sikur më kishin hequr jetën. Ka qenë në atë moment që limitet e mia janë vënë në provë dhe unë kam luftuar për t’i kaluar. Dhe fitova”.

Këto janë disa nga rreshtat e letrës që Ronaldo Nazario de Lima, kampion bote me Brazilin në 2002-shin, u ka shkruar tifozëve të Real Valladolid, skuadra spanjolle në pronësi të tij.

Ylli brazilian u është drejtuar mbështetësve të ekipit të tij për t’u dhënë atyre zemër në këtë periudhë pandemie dhe për të larguar mendimet e këqija.

“Jemi të ndarë nga distanca fizike, – ka shkruar Fenomeni, – por jam i bindur se nuk kemi qenë kurrë kaq afër. Jemi brenda shtëpive tona për veten tonë, për ata që duam, për të gjitha ata që as i njohim dhe për ata që nuk mund të qëndrojnë më me ne”.

“Të shkruaj për të të falënderuar që je aty, për durimin, kujdesin dhe optimizmin tënd, pavarësisht të gjitha vështirësive, sfidave dhe humbjeve që po pësojmë në këto kohë të vështira. Futbolli më ka mësuar shumë gjëra”.

“Kur kam pësuar dëmtimin tim më të rëndë në gju, më kanë thënë se nuk do të kisha ecur më. Unë kam luftuar për të ndryshuar mendimin e tyre dhe për t’u treguar të gjithëve se mund të bëja atë që doja të bëja më shumë”.

Nëfund erdhi momenti, ndoshta më domethënësi i gjithë karrierës sime, në 2002-shin, në Japoni, në finalen e Kupës së Botës. Shënova 2 gola kundër Gjermanisë, për vendin tim, ai ka qenë konfirmimi se isha kthyer”.

“Jam i sigurt, – ka përfunduar Ronaldo, – se edhe ti, kur të shikosh mbrapa, do të mbash mend sa herë je ngritur në këmbë ga të gjithë betejat e tua dhe sa herë ke arritur t’i kalosh, për të bërë të mundur që të arrish aty ku je. Jemi bashkë dhe do të dalim më të fortë nga kjo”.

të fundit

Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë (VIDEO)

Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…

23 minutes ago

Gazment Bardhi: Të mblidhet Këshilli i Mandateve, Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…

31 minutes ago

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…

1 hour ago

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

1 hour ago

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

1 hour ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

2 hours ago