Ish-mbrojtësi i francez, i cili njoftoi pensionimin e tij nga futbolli në fillim të kësaj jave, akuzoi Suarez se e quante atë një “zezak” gjatë një ndeshje të Premierligës midis Liverpool dhe Manchester United në ‘Anfield’ në tetor të vitit 2011.
Suarez më vonë pranoi se e përdori atë fjalë por mohoi që ishte me qëllim racist. Sidoqoftë, Shoqata e Futbollit e shpalli fajtor për sjellje të pahijshme dhe i dha një ndalim prej tetë ndeshjesh, si dhe një gjobë prej 40,000 mijë funte.
Tashmë pas tetë viteve, Evra është rikthyer të rrëfejë gjithçka për rastin që mori vëmendjen e botës.
“Kam marrë shumë letra vdekjeje”, tha ai për Daily Mail. “Për muaj të tërë, unë kisha një makinë të sigurisë parkuar jashtë shtëpisë time në Alderley Edge 24 orë në ditë”.
“Nuk ishte e lehtë për familjen time, por unë u rrita në rrugë të vështira në Les Ulis, kështu që për mua ishte si diçka normale. Por mbase për një person tjetër, ishte çmenduri. Edhe vëllai im thoshte: ‘Kini kujdes’ kur ne ishin në makinë “, zbuloi Evra.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…