Categories: Uncategorized

“Është e bukur që po u shkaktojmë probleme klubeve më të pasura se ne”, Getafe në Champions

Getafe është duke synuar ta prishë rendin e klubeve të mëdha në futbollin e Spanjës, e të kualifikohet për Ligën e KampionEve, shkruan agjencia Reuters.

Vetëm pesë pikë ndajnë pesë klube që po luftojnë për pozitat tre e katër. Sezoni në La Liga do të rifillojë të enjten, pas një pushimi tre mujor shkaku i pandemisë COVID-19. Getafe kurrë nuk është kualifikuar në garën elitare të klubeve në Evropë.

Të lidhura

None found

Sevilla zë vendin e tretë me 47 pikë, një më tepër se Real Sociedadi që zë vendin e katërt. Getafe zë vendin e pestë me 46 pikë. Atletico Madridi është i gjashti me 45 pikë, ndërsa Valencia e shtata me 42 pikë. Deri në fund kanë mbetur edhe 11 ndeshje.

Për Atleticon do të ishte goditje e madhe nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, marrë parasysh se ka arritur në finale të kësaj gare dy herë në vitet e fundit.

Getafe është formuar në vitin 1983 dhe ka stadium me kapacitet rreth 17 mijë ulëse.

Në vitin 2011 klubi kishte bërë shaka për numrin e vogël të përcjellësve duke inkurajuar tifozët që të bëhen dhurues të spermës për të “formuar” një gjeneratë të re të tifozëve.

Mirëpo, klubi nga Madridi është bërë ekspert në garimin me klubet elitare, me kryetrajnerin Jose Bordalas.

“Është e bukur që po u shkaktojmë probleme klubeve që janë dukshëm më të mëdha dhe më të pasura se ne”, ka thënë Bordalas në shkurt.

Getafe ishte pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar dhe ka eliminuar Ajaxin nga Liga e Evropës këtë stinor.

Mbrojtësi Vitorino Antunes, së fundi ka thënë: “Kjo skuadër e Getafes e meriton të kualifikohet në Ligën e Kampionëve”.

të fundit

SafeJournalists: AMP të hetojë veprimet e Policisë ndaj gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, të sqarohet nëse i është kopjuar përmbajtja e telefonit

Me anë të një reagimi, Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists, ka reaguar për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van…

4 minutes ago

Spalletti shpjegon pse Zhegrova nuk po e nis ndeshjen si titullar

Përkundër se të gjitha mediumet italiane e kishin paralajmëruar Edon Zhegrovën startues në ndeshjen e Juventusit në udhëtim te Fiorentina,…

7 minutes ago

Bardhi i shkruan Peleshit: Raporti i KE-së dëshmon krizën parlamentare dhe mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…

10 minutes ago

Nën dyshimin për trafikim njerëzish, ndalohet Áron Orban, vëllai i ish-kryeministrit hungarez

Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orban, është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e…

13 minutes ago

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

19 minutes ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

21 minutes ago