Categories: Uncategorized

Eriksen “sms” Contes: Dua më shumë minuta

Raporti mes Antonio Contes dhe Cristian Eriksenit nuk ka lulëzuar asnjëherë dhe mesfushori i blerë në janar nga Totenhemi përfaqëson një nyje që në njëfarë mënyre duhet të zgjidhet përpara fundit të merkatos.

Cilësitë e danezit nuk janë në diskutim pasi njihet si një lojtar i aftë të bëjë diferencën. E ka treguar në disa raste tek Interi, pavarësisht se mundësitë e ofruara kanë qenë vërtet të pakta, pasi edhe vetë blerja e danezit nuk ka lumturuar asnjëherë trajnerin, i cili në mesfushë do të kishte preferuar profile të tjera, si ai i Arturo Vidalit apo Ngolo Kantes.

Gjatë një interviste të dhënë fundjavën e kaluar, pas sfidës së përfunduar kundër Belgjikës, për televizionin danez “Kanal 5” Cristian Eriksen është rikthyer te gjashtë muajt e tij të parë tek Interi, duke pranuar se do të kishte dashur të kalonte më shumë minuta në fushë dhe i ka dërguar një “SMS” Kontes.

“Do të më kishte pëlqyer të luaja disa minuta më shumë, kështu do të kisha pasur mundësi të provoja situata të reja. Megjithatë, ato që kanë më shumë rëndësi janë zgjedhjet e trajnerit. Kemi fituar një numër të jashtëzakonshëm pikësh, fituam një numër të madh ndeshjesh dhe shënuam një numër të madh golash, më shumë se ç’kishin shënuar përpara nesh; pa harruar që pësuam më pak se të gjitha skuadrat në kampionat.

Shkuam edhe në finalen e Ligës së Europës, ku Interi mungonte prej shumë vitesh. Ndaj, në një skuadër si kjo është e vështirë të afrohesh dhe të thuash se dëshiron të luash gjithmonë. Sa më shumë minuta të ofrohen, aq më shumë duhet të japësh në fushë. Por e përsëris: Normalisht mund të bëhej më mirë, megjithatë në fund mendoj se është e vështirë kur skuadra fiton”.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

12 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

30 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

38 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

45 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago