Categories: Uncategorized

Eriksen ia bën të qartë drejtorit të Tottenham: Dua të largohem

Christian Eriksen i ka treguar drejtorit ekzekutiv të Tottenhamit, Daniel Levyt, se dëshiron ta kompletojë transferimin në Inter para se të mbyllet afati kalimtar i janarit, sipas Sky Sports Italia.

Mesfushorit danez, Christian Eriksenit, i mbaron kontrata me Tottenhamin në fund të këtij sezoni dhe ai e ka bërë të qartë se e dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij, pasi që ka qenë në Tottenham që nga viti 2013, kur u transferua nga Ajaxi.

Danezi u fishkëllye nga tifozët e Tottenhamit gjatë ndeshjes kundër Middesbrough në FA Cup, të cilën Tottenhami e fitoi 2:1. Ndërkohë, agjenti i tij, Martin Schoots, ishte në Itali dhe arriti marrëveshje me Interin për kontratë me pagë prej 8 milionë eurosh.

Mediume të ndryshme në Itali, Angli dhe Danimarkë kanë raportuar gjatë ditëve të fundit se Interi ka arritur marrëveshje personale me futbollistin, si dhe ia ka ofruar Tottenhamit 10-15 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë Tottenhami s’do ta pranojë as këtë ofertë, pasi që e mban qëndrimin që Erikseni shitet vetëm për 20 milionë euro.

Këtë situatë e komplikon interesimi i Paris Saint-Germainin, pasi që francezët janë të gatshëm t’ia paguajë Tottenhamin 20 milionë eurot që po i kërkon për Eriksenin, përderisa Interi i ka ofruar dhjetë milionë.

Tentimin e Interit për ta siguruar transferimin e Eriksenit mund ta përmirësojë insistimi i mesfushorit për t’u largua nga klubi londinez.

të fundit

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Këtë të enjte, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i…

3 minutes ago

Parashikimi i motit 22 Maj 2025, vranësira të dendura dhe reshje shiu

Ditën e sotme, shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka njoftuar në vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.…

46 minutes ago

Greqia shkundet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.1 ballë, goditi ishullin grek të Kretës sipas sizmologëve. Lëkundjet…

53 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 22 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.1 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro, blihet me 97.5…

1 hour ago

Horoskopi 22 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…

9 hours ago

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti…

9 hours ago