E bujshme nga Greqia. E ardhmja e Ergys Kaçes mund të jetë në Gjermani. Mesfushori shqiptar i cili aktualisht luan si i huazuar te Ael Larissa do të largohet nga kampionati grek në verë sepse në momentin që do ti përfundojë huazimi te Larissa ai nuk do të kthehet më te Paoku i Selanikut, pasi ka kontratë deri në verën e këtij viti ka kontratë me klubin bardhezi. Në një prononcim të dhënë së fundmi, menaxheri i Kaçes, Nikos Kagioulis, ka zbuluar më tepër sa i përket të ardhmes, teksa shprehet:
“Bashkëpunimi me PAOK mbyllet në verë dhe kjo do të thotë se atëherë do të vendosë se ku do të shkojë, përveçse ndonjë të papriture tronditëse. Sigurisht që Paok ka fjalën tani dhe nëse do që ta mbajë, mund që ta diskutojmë. Kaçe ka bërë mirë në Larissa, ashtu si edhe Ward. Për momentin nuk ka asnjë ofertë tjetër nga Greqia, por e ka një të tillë nga Gjermania. Ne do të diskutojmë gjatë kësaj periudhe. Të gjithë i dinë vlerat e tij nga paraqitjet si me Paok dhe me kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Kagioulis.
Aventura e vetme jashtë Greqisë deri tani për Ergys Kaçen ka qenë vetëm ajo tek Viktoria Plzen në Republikën Ceke, ndërkohë që në shtetin helen përveç se me Paokun e Selanikut ka luajtur edhe me Panathiankos, Larissa dhe modestët e Anagennisi Epanomi.
Katër ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë, shqiptari Pandeli Nakoleci, vrau me thikë bashkëshorten…
Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli…
Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe…
Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…
Bajer Leverkusen, pësoi një humbje befasuese 2-1 ndaj Hofenhajmit, në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në Bundesligë si…
Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…