Pas një mbylljeje fantastike që i bënë një sezoni të çuditshëm si ky i këtij viti, Milani do të rikthehet nesër në fushë për të nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm futbollistik, ku Stefano Pioli ka marrë një konfirmim plotësisht të merituar për të qëndruar në krye të pankinës.
Megjithatë mungesa e madhe në Milanello nesër do të jetë simboli i ndryshimit për mirë te Milani, Zlatan Ibrahimovic, i cili pavarësisht 39 viteve mbi supe, përdori gjithë karizmën dhe eksperiencën e tij për të rikthyer kuqezinjtë te rezultatet pozitive.
Te Milani të gjithë duan t’i rinovojnë bashkëpunimin gjigantit suedez edhe për sezonin e ardhshëm, por palët nuk kanë gjetur ende akordin për pagën që Ibra do të fitojë dhe firma mbi kontratë nuk ka ardhur ende, ndaj sulmuesi mund të vijojë edhe disa ditë pushimet.
Gjithsesi në Milanello të gjithë janë optimistë se marrëveshja e re do të firmoset shumë shpejt, pasi palët janë vetëm një milionë euro larg njëra-tjetrës, me sulmuesin që kërkon 7 milionë euro në sezon dhe Milanin që ofron 5 milionë euro plus bonuset, për të shkuar në një shifër prej 6 milionë eurosh.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…