Categories: Uncategorized

Eksplozivi për Licin, Muça: Ky është rast ekstrem po kërcënime ka çdo javë

Ish-trajneri e drejtuesi i Tiranës, Shkëlqim Muça, ka folur rreth rastit të eksplozivit të vendosur në makinën e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Duke folur në “Rubrika Sportive”, ai tregoi se kjo situatë ishte pasojë e mentalitetit të trashëguar që nga përgatitja në akademi.

“Ne që kemi qenë në këtë botë e kemi provuar, jo me eksploziv, por me shantazhe apo SMS. Shpresonim që me vite do të përmirësohej, por ka të bëjë me kulturën tonë, ka të bëjë me shumë injorancë. Jam dakord me atë që ndodh me klube që nuk ka zot, kur gjejnë kështu hapësirash edhe bëjnë kështu gjërash duhet që shteti të jetë shumë afër e të denoncojë këto raste.

Nuk është vetëm ky rast, ky është ekstrem, ka mesazhe e gjëra çdo javë, për trajnerët e drejtuesit. I kam provuar si trajner e drejtues. Ka të bëjë me kulturën tonë që ta bëjmë tjetrin me zor lojtar, ka të bëjë që jemi të paorganizuar me fëmijët që në gjenezë. Formimi nuk është vetëm profesional, por edhe edukativ, shumë lojtarë në Shkodër nuk e dinë se çfarë tradite ka Vllaznia, apo te Tirana në çfarë klubi janë. Aty edukohesh me traditën. Po të shohësh ndeshjet e fëmijëve është batërdi, shahen arbritrat, rrihen me njëri tjetrin, dhunohen gjyqtarë, ka të bëjë me mentalitetin tonë”, tha Muça.

të fundit

E rëndë në Durrës/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në zonën e Plepave

Këtë të enjte, një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin…

14 minutes ago

Mbesa e Donald Trump befason: “Politika është një gjë e rrezikshme”

Kai Trump, mbesa 18-vjeçare e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka ngjallur interes të madh publik pas paraqitjes së saj në…

15 minutes ago

Partia Demokratike kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun, PS “mbyll” sërish dyert e Kuvendit

Ditën e sotme, Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se nuk është mbledhur Këshilli, me qëllim shqyrtimin…

22 minutes ago

Khloé Kardashian: Vetëm një djalë lejohet në shtratin tim!

Khloé Kardashian ka zbuluar se aktualisht ekziston vetëm një djalë i veçantë që lejohet të flejë në shtratin e saj.…

29 minutes ago

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ Si paraqitet gjendja nga reshjet e shiut, ja qarqet ku situata është më e rënduar

Prej disa ditësh në vendin tonë, reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar situata emergjente në disa qarqe të vendit,…

50 minutes ago

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person dërgohet me urgjencë në spital

Këtë të enjte, një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit, ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën…

2 hours ago