Categories: Uncategorized

Edhe League 1 drejt rikthimit, këto janë rregullat strikte

Është një dokument prej 25 faqesh, i redaktuar nga ekspertët e Ligës, Federatës dhe Shoqatës së Mjekëve. Përmban protokollin sanitar për rifillimin e futbollit ose të paktën të qendrave stërvitore, që mund të rihapen në 11 maj, datë e daljes nga izolimi në Francë. Përditshmëria e lojtarëve dhe stafeve do të ndryshojë rrënjësisht në funksion të sigurisë shëndetësore, mes maskave, kontrolleve të temperaturës dhe vakteve të konsumuara vaçmas. PSG ndërkohë ka paralajmëruar lojtarët e klubit, që ndodhen jashtë vendit, për karantinën, që nga Neymar tek Ikardi.

Detajet i jep paraprakisht “L’Equipe”, që shpjegon se pas disa javësh qendrat stërvitore do të jenë të aksesueshme vetëm për ata që nuk do të kenë një temperaturë më të lartë se 37.8 gradë. Në brendësi të strukturave sportive mund të qarkullohet vetëm me maska, të detyrueshme gjatë qëndrimit, përveçse në momentet e ushtrimit fizik. Çdo pajisje do të dezinfektohet pas çdo përdorimi, si edhe materiali sanitar i mjekëve, që do të jenë gjithmonë me pajisjet mbrojtëse.

Ndryshon edhe jeta e grupit. Distanca mes lojtarëve do të jetë dy metra në momentet e pushimit dhe 4 metra gjatë stërvitjeve. Nuk ka më mensë, më mirë faktet e konsumuara veçmas. Ligue 1 shpreson kështu të rikthehet në fushë në 17 qershor, pas katër etapave që përfshijnë kontrollin mjekësor, rinisjen e stërvitjes individuale, në grupe të vogla dhe vetëm në javën e fundit me stërvitjet kolektive.

Çdo pasdite, kryeministri Edourad Philippe do të shpjegojë në detaje kushtet e rihapjes së vendit, një diskutim që pritet dhe nga bota e sportit dhe e futbollit në veçanti.

të fundit

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

8 minutes ago

Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…

24 minutes ago

Nis Legjislatura e 11-të, e Kuvendit, Vasil Llajo mban fjalën e tij

Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…

31 minutes ago

Një nga deputetet më të votuara, a ka bërë Sara Mila fushatë në burgun e Elbasanit? Ja si përgjigjet deputetja e re e PS

Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar  në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave…

39 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, mesazhi prekës i kolegëve

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej…

43 minutes ago

PD ceremoni përkujtimore për Azem Hajdarin/ Në homazhe dhe kreu demokrat, Sali Berisha

Këtë të premte, Partia Demokratike, do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari…

52 minutes ago