Categories: Uncategorized

Edhe këtë verë priten ndryshime te Reali, 5 lojtarë me “valixhe” në duar

Zinedine Zidane do ta bëjë një ndryshim të madh në skuadrën e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që synon t’i shesë pesë lojtarë në mënyrë që të rritë buxhetin për të transferuar lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm.

Gjërat nuk i kanë shkuar sipas planeve këtë sezon trajnerit francez dhe para pezullimit të futbollit shkaku i koronavirusit, Real Madridi ishte prapa Barcelonës në tabelën e La Ligës dhe po eliminohej nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Cityt

Zidane do të kërkojë nga skuadra e tij rezultate shumë më të mira gjatë sezonit të ardhshëm dhe, sipas të përditshmes spanjolle AS, atij i është thënë nga bordi drejtues i klubit se duhet t’i largojë disa lojtarë para se të sjellë të tjerë.

AS raporton se lojtarët të cilëve Zidane do t’ua tregojë derën gjatë afatit kalimtar të verës janë: James Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazqyez dhe Mariano, ndërsa edhe Luka Modric, Nacho dhe Brahim Diaz mund të përballet me të njëjtin fat.

Tifozët më së shumti habitur nga mundësia e largimit të Modricit, pasi që kroati ishte emëruar fitues i Topit të Artë para pak më shumnë se një viti, mirëpo ai i ka luajtur vetëm 14 ndeshje në këtë sezon të La Ligës.

Për më tepër, Modrici mund të zëvendësohet nga Paul Pogba, të cilin Real Madridi e ka kërkuar që një kohë të gjatë. Francezi është ndër lojtarët e preferuar të Zidane, mirëpo madrilenët do të duhet të shesin lojtarë para se të mundë ta përballojnë financiarisht blerjen e francezit. /

të fundit

Arresohet 27-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Pogradec/ Kush është i riu i dënuar për vrasje (EMRI)

Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje. Uniformat blu, u vendosën në…

8 minutes ago

Sot nis rinumërimi i votave për 1282 kutive për qarkun Tiranë

Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit të qarkut Elbasan,…

50 minutes ago

Besart Kallaku bënë veprimin e papritur ndaj Xhensilës (FOTO)

Aktori i humorit Besart Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, pas një martese disa vjeçare vendosen t’i ndajnë rrugët me njëri-tjetrin.…

51 minutes ago

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Në vetëm 14 vite, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 18 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.2 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.5…

2 hours ago

Parashikimi i motit 18 Qershor 2025/ Intervale të gjata me diell dhe temperatura deri në 35°C

Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, pritet të ketë në pothuajse…

2 hours ago