Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka vendosur ta falë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, për zgjimin që i bëri në orë 3:30 të mëngjesit pasi “The Reds” fituan matematikisht titullin kampion në Angli pas 30 vitesh pritje. Pikërisht për këtë arritje Klopp u votua si trajneri më i mirë i vitit nga Shoqata e Trajnereve në Angli. Ferguson, fitues i pesëfishtë i këtij çmimi individual, e uroi Kloppin për këtë sukses, ndërsa zbuloi bisedën në telefon që kishte pasur në orët e para të mëngjesit me gjermanin.
“Jurgen, jeni fantastik. Ne flasim për Leedsin që ka qëndruar për 16 vjet në Championship, por Liverpooli ka pritur 30 vjet për të fituar kampionatin. Është e jashtëzakonshme”, – tregoi ish-menaxheri i Manchester United për Sky Sports News nga biseda me Klopp.
“E merituat plotësisht, niveli i performancës së ekipit tuaj ishte i jashtëzakonshëm. Personaliteti juaj u reflektua në të gjithë klubin. Ishte një shfaqje e mrekullueshme. Do t’ju fal që më zgjuat në orën 3.30 të mëngjesit për të më thënë që keni fituar ligën! Faleminderit, por sidoqoftë, ju e merituat plotësisht. Ju lumtë!
Liverpooli e mbylli kampionatin me 99 pikë, 18 më shumë se Manchester City.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…