Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka sqaruar pse e zëvendësoi Sadion Manen vetëm pas pjesës së parë.
Një gol i Saul Niguez në minutën e katërt do të dëshmonte se sa të vështira do të jenë për Të Kuqtë 90 minutat në ‘Wanda Metropolitano’, me Klopp që vendosi të largonte sulmuesin më të mirë që ka momentalisht.
None found
Megjithë shënimin e golit fituesit kundër Norëich në Premierligë të shtunën, Mane u zëvendësua nga Divock Origi pas pjesës së parë.
Tekniku gjerman ka shpjeguar se ai vendosi të largonte senegalezin që të mos merrte kartonin e dytë të verdhë.
“Ai [Mane] ishte në shënjestër. Ishte i qartë. Ata donin të siguroheshin që ai të merrte një karton të verdhë”, tha Klopp për BT Sport.
“Ishte vetëm pjesa e parë, por duhet të jesh vërtet i fortë si gjyqtar në këtë atmosferë. Në 30 minutat e para tre lojtarët e tyre u shtrinë në tokë. Unë nuk e di se për çfarë”.
“Ata u mbrojtën me gjithçka që kishin – mbrojtja e tyre në zonë ishte e jashtëzakonshme. Kur je 1-0 në disavantazh me një ekip si ky që dëshiron vetëm këtë lloj rezultati, është e vështirë – 0-0 do të kishte qenë i mirë për ta”.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…