Agjenti i Philippe Coutinhos, iraniani i famshëm Kia Joorabchian ka zbuluar një prapaskenë vërtetë interesante rreth të ardhmes së mesfushorit brazilian.
Tashmë është e sigurt që Coutinho nuk do të blihet nga Bayern Munich dhe në verë do të rikthehet vetëm përkohësisht te Barcelona për t’u transferuar më pas në një tjeter skuadër dhe në një tjetër kampionat. Aktualisht tre klubet më të interesuara për shërbimet e 27-vjeçarit janë Chelsea, Tottenham dhe Paris Saint Germain. Në një intervistë Kia Joorabchian ka theksuar se klienti i tij preferon rikthimin në Premier League sepse kampionati anglez është më i përshtatshmi për të.
Gjithsesi gjithçka do të varet nga ofertat që do të vinë në adresë të Barcelonës për futbollistin, sepse duke parë edhe krizën financiare prej koronavirusit, për Tottenham dhe Chelsea-n nuk do të jetë e lehtë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Barcelonën përsa i përket kërkesës së klubit katalanas dhe shifrës që mund të ofrojnë dy klubet londineze.
Kujtojmë se Coutinho ka mbajtur veshur për disa vite fanellën e Liverpoolit, duke lënë shenjë në Premier League dhe për këtë arsye Barça shpenzoi 120 milionë euro plus bonuset për të blerë kartonin e tij nga The Reds.
Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur…
Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave,…
Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin…
Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura…
Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë…
Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e…