Wojciech Szczesny është nga ata portierë që mund t’u besosh gjithmonë, pasi në fushë rendimenti i tij është gjithmonë konstant dhe i një niveli të lartë. Portieri polak është një nga lojtarët që duket më pak te Juventusi, por është nga më vendimtarët.
Një portier që deri përpara se të ndërpritej sezoni kishte evituar 8 gola të sigurt te porta e tij në 19 ndeshje të Serie A. Edhe shifrat e “Expected Goals” e konfirmojnë këtë, pasi specialistët masin probabilitetin që ka një gjuajte për të shkuar në rrjetë.
Nga 25 gjuajtje për gol ndaj Szczesnyt, polaku ka pësuar vetëm 17 gola, duke evituar 8 të tjerë. Një shifër e jashtëzakonshme duke parë që pas tij në vendin e dytë vjen portieri i Kombëtares Shqiptare dhe Lazios, Thomas Strakosha me 4 gola të evituar.
Por edhe në nivel europian nuk ka asnjë si Szczesny. Ai që i afrohet më shumë është portieri huazuar nga Manchester United te Shefilld United, Dean Henderson me 7 gola të evituar.
Që nga fillimi i sezonit polaku është i dyti në Europë për përqindjen e pritjeve me 79,8 të gjuajtjeve. Thënë me fjalë të tjera, 4 gjuajte nga 5 ai arrin t’i presë. i vetmi përpara tij në Europë është Alisson i Liverpoolit, i cili ka qenë shok skuadre me Szczesnyn gjatë kohës që të dy luanin me Romën.
Duke parë edhe këto shifra jo më kot te Juventusi Szczesnyt ia rinovuan menjëherë kontratën deri në 2024-ën me 6,5 milionë euro në sezon. Madje polaku është parë në harmoni të plotë edhe me një emër të madh si Buffon, ndoshta edhe për meritë të këtij të fundit që ka sqaruar menjëherë pozicionin e tij duke thënë se ishte rikthyer në Torino për të qenë vetëm portieri i dytë.
Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…
Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…
Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…
Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…
Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…