Qendërmbrojtësi senegalez dhe mesfushori spanjoll po vëzhgohen nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Napoli janë të vendosur të mbajnë lojtarët, por kur flitet për skuadra si Barcelona, Real Madrid e PSG, dihet se mund të vijnë oferta të parezistueshme.
Kështu, presidenti i Aurelio De Laurentiis, ka thënë se nëse do të kishte oferta 100 milionëshe, do të mendohej.
“Nëse City, PSG apo dikush tjetër shfaqet me 100 milionë euro, unë do të mendoja nëse është e mundur që ata të largohen, gjithmonë nëse dëshira e tyre është ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë De Laurentiis.
“As që e konsideroj mundësinë që të pranohen oferta 60 milionëshe. Jam solid, nëse doja të fitoja Scudetto me çdo kusht, do ta gjeja veten me 300 apo 400 milionë euro borgje”, ka thënë tutje presidenti i Napoli.
Koulibaly është qysh moti në listën e emrave që mund të largohen, madje Amir Rrahmani u ble nga Napoli pikërisht për të zëvendësuar senegalezin.
SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.…
Këngëtari shkodran Alis, ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH më këngën “Nân”, duke…
Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me…
Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…
Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…