Situatë dramatike në futbollin norvegjez, për shkak të krizës së rëndë financiare që ka shkaktuar Koronavirusi.
Skuadra e Valerengës, ku aktivizohet mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, i ka shkëputur kontratën të gjithë lojtarëve, duke mos pasur mundësi që të shlyejë detyrimet e tyre.
Në një intervistë për “Sporti në KTV”, Shala ka treguar situatën e pazakontë.
Shumë i paqartë në lidhje me të ardhmen, ndërsa vazhdon të shpresojë për vazhdimin me Valerangan, pasi në këto kohë është e pamundur që të mendohet një transferim i ri.
“Po këtu në Norvegj kanë nisur këto stërvitjet me pak lojtarë, me nga 5 të tillë. Situata është shumë e vështirë dhe ka mundësi që të shtyhet edhe pas 15 qershorit kampionati. Tani na kanë shkarkuar të gjithëve pas krizës financiare. 25% të kontratës po na paguan klubi dhe një pjesë tjetër po vjen nga shteti. Të gjitha klubet kanë këto probleme dhe jam pa kontratë tani. Fokusimi im është që të iki sa më shpejt ky virusi dhe të vazhdoj këtu ku jam. Problemi është se futbolli është ndalur kudo, gjithçka është e mbyllur, ku mund të iki unë tjetër”, shprehet Shala.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…
Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…
Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…
Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i…
Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të…
Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra…