Categories: Uncategorized

E BUJSHME/ Zbulohet biseda private me klubin tjetër, Ronaldo largohet nga Juventusi?

Juventusi u skualifikua nga Liga e Kampioneve, por megjithatë Kristiano Ronaldo është në Lisbonë ku do të zhvillohet edhe finalja mes Bajernit të Mynihut dhe PSG-së. Duket se janë pikërisht këta të fundit shkaku i rikthimit në atdhe të 35-vjeçarit. Nuk është një mister që drejtori Leonardo është fiksuar pas portugezit, ndaj të qenurit së bashku në të njëjtin qytet mund të jetë arsyeja për të thelluar bisedën për një transferim të CR7-ës në Paris.

Kur e gjithë bota e dinte sulmuesin me pushime në jahtin e tij në brigjet e Gjenovës, ai është pikasur në një hotel të Lisbonës nën shoqërinë e bashkëshortes. Kjo e fundit kishte postuar edhe një fotografi në jaht, por me sa duket ishte një përpjekje për të hutuar mediat. Të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe kompania që merret me sigurinë e Ronaldos. Ata kanë përdorur disa lëvizje me makina për të stisur një lëvizje të lojtarit, i cili më pas është parë duke hyrë në një hotel nën shoqërinë e Xheorgina Rodrigezit dhe djalit, Kristiano Junior.

Të lidhura

None found

VIZITA – Nuk dihet ende arsyeja e pranisë së Ronaldos në Lisbonë, por burime të ndryshme japin versione po aq të ndryshme. Disa thonë se portugezi po zhvillon disa takime biznesi në lidhje me hotelet që zotëron në Portugali, teksa të tjerë konfirmojnë se po bisedon me PSGnë për një transferim në Francë.

Ishte vetë CR7 që pas eliminimit nga Lioni bëri thirrje për reflektim dhe mendime drejt së ardhmes, e pavarësisht telefonatave me trajnerin Pirlo, numri 7 bardhezi mund të mos jetë krejtësisht i bindur për qëndrimin në Torino.

Në ditët në vijim do të zbulohet më shumë rreth kësaj çështjeje e mbi të ardhmen e Ronaldos, i cili për herë të parë pas 13 vitesh ishte i munguari i madh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

të fundit

Nga korrupsioni tek privatizimi i shtetit/ Jorida Tabaku: Korporata e Investimeve si instrument i kapjes së pronave publike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se përmes Korporatës së Investimeve, ka ndërtuar një mekanizëm të drejtpërdrejtë…

15 minutes ago

Kosova në mesin e 35 vendeve që do të takohen për të diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar do të mbledhë 35 vende për të eksploruar mënyrat për të rihapur ngushticën e Hormuzit, rrugën jetësore…

18 minutes ago

“Të kujtojnë gjë?”/ Rogerti i nxjerr live xhaketat e Ilir Metës Monika Kryemadhit në spektakël

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm te Big Brother VIP Albania. Monika Kyemadhi është…

36 minutes ago

Përkujtohet 35-vjetori i masakrës së 2 Prillit/ Berisha në Shkodër: Përulemi para 4 martirëve

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjes së…

38 minutes ago

“Ka hyrë për arsye ekonomike”/ Deklarata e fortë e Dorina Memës për Mimoza Ahmetin

Ferma VIP 3 ka nisur me shumë energji. Fermerët kanë filluar dinamikat e tyre dhe gjithë vëmendja është te ata.…

52 minutes ago

Benet Beci vendos kurora me lule në Memorialin e “2 Prillit 1991”, demokrati i heq: Dëshmorët nuk janë pasardhës të komunistëve (FOTO+VIDEO)

Këtë të enjte, Bashkia e Shkodrës, ka vendosur në emër të kryebashkiakut Benet Beci, kurora me lule në Memorialin e…

58 minutes ago