Categories: Uncategorized

E bujshme nga Holanda: Dy skuadra do të shpallen kampione?

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, të martën ka njoftuar se sportet profesionale nuk do të rikthehen deri më 1 shtator, duke e bërë të qartë se Erdivise nuk do të përfundonte sezonin e pezulluar shkaku i koronavirusit.

Sporti në Holandë fillimisht ishte i pezulluar deri më 1 qershor, por ky pezullim është zgjatur edhe për tre muaj të tjerë.

Pas këtij vendimi pyetja e shtruar se cili do të jetë vendimi i federatës së futbollit, konkretisht cila skuadër do të shpallet kampione?

Ajax dhe AZ kanë të njëjtin numër pikësh (56), të njëjtin numër fitoresh, barazime dhe humbje (18-2-5). Ajax është në një pozitë më të mirë shkaku i golaverazhit. Sipas rregullave në Holandë, Ajax do të duhej të shpallej kampione, por kjo është një situatë emergjente.

Mediat në Holandë besojnë që nuk do të ishte e drejtë që AZ të lihej pa asgjë, veçanërisht pasi ata këtë sezon mposhtën skuadrën nga Amsterdami dy herë.

Kur kishin mbetur edhe nëntë xhiro para fundit të sezonit, para se ai të pezullohej, AZ kishte formë të më të mirë, me Ajaxin që po shënonte rënie.

Një vendim i rëndësishëm do të merret të premten, dhe spekulohet se ekziston mundësia që titulli t’u jepet të dy skuadrave, që do të ishte një paradoks i vërtet në botën e futbollit.

Por, duke pasur parasysh gjithë atë që po ndodh në këtë periudhë, asgjë nuk do të befasonte më.

të fundit

“Eida” e Frident Kuqit furnizonte skafet me karburant pa faturë, kapet boti me 6 mijë litra benzinë

Policia e Vlorës ka kapur në portin e Himarës një autobot me 6 mijë litra benzinë, e cila furnizonte me…

49 seconds ago

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët…

13 minutes ago

Nga moderatorja sportive te këngëtari i njohur, emrat që përfliten për edicionin e pestë të BBV

Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka mbaruar “Big Brother VIP 4”, publiku është shumë kurioz që të dijë…

35 minutes ago

Xheneta Fetahu reagon pasi u akuzua për ndjekës të blerë: Nëse e gjen një, do ta falë gjithë Instagramin

Modelja dhe influencuesja Xheneta Fetahu ka reaguar pa dorashka ndaj një komenti të lënë nga një ndjekëse në rrjetet sociale,…

49 minutes ago

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit ujor

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për Krenar Velaj, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një…

59 minutes ago

Mohamed Salah tregon se pse dëshiron ta fitojë Topin e Artë, ai ka një motiv të madh

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka konfirmuar ambicien e tij për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, duke theksuar…

1 hour ago