Categories: Uncategorized

E BUJSHME/ Juventus – Lyon mund të luhej në “Air Albania”

E bujshme, sfida e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League mes Juventus dhe Lyon mund të luhej në “Air Albania”, ishte ky një nga planet e klubit bardhezi për ta luajtur me tifozë këtë suprsfidë, por gjithçka ka dështuar për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në Itali dhe Shqipëri. Në vendin fqinj situata është përkeqësuar ndërsa në Shqipëri janë regjistruar 6 rastet e para me virusin COVID-19.

Juventusi ishte i ndërgjegjshëm që nuk do të luante dot me tifozë ndeshjen e kthimit në Torino pas dekretit qeveritar të dy ditëve më parë. Ndaj po kërkonte një vend ku të mund të luante këtë ndeshje dhe ku tifozët e tij të mund të udhëtonin për ta ndjekur sfidën. Dy ishin hipotezat kryesore.

E para ishte Malta, në Ta Qali, ndërsa e dyta sipas :”Tuttosport” ishte “Air Albania” në Tiranë, dy vende fqinje ku udhëtimi i tifozëve nuk do të ishte i largët. Pista në Maltë megjithatë ra menjëherë pasi vendi ishullor ka bllokuar hyrjen e çdo shtetasi italian në vendin e tyre si masë për mospërhapjen e infeksionit. Ndërkohë, caktimi zi “zonë e kuqe” e gjithë Italisë të hënën në darkë, bëri të pamundur lëvizjen e tifozëve jashtë saj.

Kufizimet e vendosura nga qeveria shqiptare gjithsesi e bënë edhe më të pamundur realizimin e kësaj ideje të bardhezinjve që tani me sa duket do të jenë të detyruar të luajnë ndeshjen në stadiumin e tyre, por pa praninë e tifozëve.

të fundit

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

1 minute ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

28 minutes ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

30 minutes ago

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

1 hour ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

2 hours ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

2 hours ago