E bujshme nga Sllovenia. Endri Çekiçi talenti shqiptar që luan për Olimpijan e Ljubljanës ka përfunduar në radarët e Arsenalit. Lajmi bombastik është zbuluar nga media sllovene “24ur”, e cila shkruan se “topçinjtë” e kanë ndjekur me vëmendje mesfushorin me tipare sulmuese gjatë kësaj periudhe dhe interesohen seriozisht për futbollistin.
23-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit slloven dhe të Olimpijas së Ljubljanës në dy sezonet e fundit teksa ka arritur të realizojë plot 15 gola në 30 ndeshje ndërsa këtë sezon ka regjistruar dhe 7 asiste dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të kryesojë klasifikimin.
None found
Çekiçi vlerësohet për goditjet mjeshtërore nga distance dhe për klasin e lartë që zotëron në pasime. Olimpija shpenzoi vetëm 200 mijë euro për ta blerë 23-vjeçarin nga Dinamo e Zagrebit në janar të 2019-ës, ndërkohë që tashmë synon të përfitojë rreth 2 milionë euro nga shitja e tij, aq më tepër që interesimi i Arsenalit ja ka rritur vlerën kuqeziut që ende nuk ka debutuar me kombëtaren A të Shqipërisë.
Avokati i B. Demirit, Granit Syla ka deklaruar se i mbrojturi i tij nuk e ka pranuar veprën penale për…
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar Qeverinë…
Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit.…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në…
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar me ndarjen e çmimit…
Dario DakaDario Daka shënoi golin me vlerën e një pike për Vorën që barazoi 2-2 me Dinamon, takim i vlefshëm…