Categories: Uncategorized

E BUJSHME/ Agnelli përgatit rikthimin e Zidane (FOTO LAJM)

Juventus është gati për t’i ofruar Zidane një kontratë me vlerë 7 milionë euro në sezon për ta rikthyer sërish në Torino, por tashmë si trajner.

Presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me trajnerin aktual të Real Madridit, i cili ka lënë gjurmë te kampionët e Italisë nga viti 1996 deri në 2001.

Juventus dhe Reali kanë ruajtur marrëdhënie miqësore mes tyre, teksa francezi mund të kalojë një Torino me kosto zero, edhe pse ai ka një kontratë me “Los Blancos deri në vitin 2022. Zidane dhe presidenti Fiorentino Perez ndajnë një respekt reciprok mes tyre për atë që trajneri ka dhënë, por në verë mund të ndodhë edhe divorci, teksa klubi madrilen gjatë këtij sezoni nuk i arriti pritshmërit.

Në këtë mënyrë sipas “Daily Mail” zgjidhja më e mirë është futja në lojë e Juventusit, teksa Zizou asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se një ditë do të rikthehet në Torinos, pasi është një klub që ka lënë një mbresë të veçantë në karrierën e tij. Ardhja e tij do të pritej më së miri edhe nga Ronaldo, më të cilin kanë fituar 3 Champions League së bashku gjatë periudhës në Spanjë.

Juventus është gati që t’i ofrojë Zidane një kontratë 3-vjeçare me 7.5 milionë euro në sezon, teksa kaq është politika e klubit italian. Ai shihet si njeriu i duhur për të arritur te trofeu që mungon që nga viti 1996 te “Zonja e Vjetër”. Një rrugë të kundërt mund të ndjekë Massimiliano Allegri, i cili mund të drejtimin e klubit të La Ligas. 52-vjeçari është ende nën kontratë me Juventusin dhe mund të jetë momenti i duhur për të marrë drejtimin një skuadre.

Allegri hodhi poshtë një ofertë të madrilenëve dy vite më parë, ndërkohë që sa i përket fatit të Sarrit, duket se sfida e kësaj fundjave kundër Interit mund të jetë vendimtare për fatin e tij. Një humbje e mundshme, mund të sjellë shkarkimin e menjëhershëm, teksa Allegri mund të jetë opsioni i duhur për të mbyllur sa më mirë një sezon me shumë ulje-ngritje.

të fundit

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

1 minute ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

5 minutes ago

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…

16 minutes ago

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…

25 minutes ago

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

50 minutes ago

PS propozoi Niko Peleshin/ Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin, hedh pankarta te kutia e votimit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

1 hour ago