Bylisi pritet që të jetë një skuadër aktive në merkaton e kësaj vere dhe hapi i parë mund të jetë rikthimi i lojtarëve të cilët i kanë huazuar në skuadra të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ballshiotët kanë një skuadër tjetër të “shpërndarë” nëpër Shqipëri, duke filluar nga klube si Devolli, Oriku, apo dhe Pogradeci.
Portieri Kostandin Dramolli dhe mesfushori Jurgers Liçkollari ishin pjesë e liqenorëve në sezonin e fundit, mbrojtësi i majtë Sadik Çela u aktivizua te Devolli, si edhe mesfushori Ervis Kasaj. Pa harruar edhe mesfushorin Amar Kapllanaj që në dy sezonet e fundit ka luajtur në radhët e skuadrës së Tiranës B. Këta lojtarë pritet që të plotësojnë organikën e mallakastriotëve, ndërsa do të jetë trajneri Veljko Dovedan ai që do të vendosë nëse do të rrinë apo jo për sezonin 2020-2021, pasi t’i testojë ato.
None found
Krahas ndërtimit të skuadrës së parë, në Ballsh do të shohin mundësinë e afrimit të lojtarëve të rinj të perspektivës. Pasi është bërë e detyrueshme edhe pjesëmarrja në garë zyrtare e skuadrës U-21, ky hap është i pashmangshëm. Klubi do të bazohet te disa lojtarë që u kalon mosha nga skuadra U-19 e akademisë, ndërsa në ekipin e parë ka futbollistë të cilët janë ende të rinj dhe luajnë me U-21, që kanë qenë titullarë në skuadrën e parë si: Hadroji, Qardaku apo ndonjë tjetër. Ndaj edhe merkatoja duhet që të jetë e përzgjedhur detyrimisht këtë verë, pasi do të mendohet për dy skuadra./panoramasport
Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…
Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…