Categories: Uncategorized

E ardhmja e Sanchos nuk është vendosur ende

Ylli i Borrusia Dortmund mw shumw gjasa do tw largohet nw fund tw sezonit me skuadrat e mwdha europianw qw janw gati ta fusin nw gjirin e tyre.

Sancho ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë sezonit 2019/20 në Bundesligë dhe tashmë ka arritur të bëhet lojtari i parë që i shënon 25 gola në Bundesligë para se t’i mbushë 20 vjeç.

Anglezi më parë e kishte thyer rekordin e Horst Koppels, kur ishte bëri lojtari më i ri që i kishte shënuar 22 gola në ligën elitare të futbollit në Gjermani, pas golit të tij në barazimin 3:3 me RB Leipzigun më 17 dhjetor.

Ndikimi i tij si me Dortmundin në Gjermani, ashtu edhe me Kombëtaren e Anglisë, ka bërë që shumë klube të Premierligës ta monitorojnë situatën e tij në Dortmund, për t’i siguruar shërbimet e futbollistit që konsiderohet si njëri ndër talentet më premtuese në futbollin evropian.

Pikërisht paraqitjet e tij me Kombëtaren e Anglisë mund të ndikojnë që çmimi i Sanchos të rritet edhe më shumë.

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë përfolur që një kohë të gjatë për transferimin e anglezit, përderisa edhe Liverpooli është interesuar gjatë kohës së kohës. Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, ka insistuar se Dortmundi s’ka marrë asnjë ofertë zyrtare.

Për më tepër, Dortmundi është i bindur se do ta arrijë ta mbajë Sanchon për të paktën edhe një sezon tjetër në skuadër. Kjo i shton edhe më shumë dilemat për të ardhmen e anglezit, i cili besohet se dëshiron të largohet.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

37 seconds ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

42 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago