Categories: Uncategorized

E ardhmja e Jurgen Klopp, zbulohet klauzola e rrallë në kontratë me Liverpool

Gjëja e fundit që te Liverpuli duan të shohin është momenti kur Jyrgen Klop të largohet nga “Anfield Road”.Por një gjë e tillë do të jetë e pashmangshme një ditë.

Tekniku gjerman, i cili i ka udhëhequr “Reds”-at në dy finale Champions-i radhazi dhe po marshon drejt titullit të parë kampion pas 30 vitesh, po i rikthen lavdinë e dikurshme klubit të Mersejsajdit, duke e shndërruar në një markë stilin e tyre të futbollit.

Të lidhura

None found

Në vitin 2019 ai firmosi kontratën e re 6-vjeçare, në të cilën “Independent” zbulon një klauzolë shumë interesante. Gjatë ditëve që ai do të bëhet gati të lërë klubin, Liverpuli do ta asistojë Klopin me gjithçka i nevojitet për t’u rikthyer në Gjermani, që nga transporti, deri tek akomodimi dhe ndihma për të gjetur një shkollë të përshtatshme për fëmijët e tij.

Ideja është që ky moment i shkurtër tranzicioni në jetën e Klopit të shoqërohet me sa më pak stres që të jetë e mundur në mënyrë që ai të jetë i përqendruar vetëm te puna e tij në detyrën e re që e pret.

Një klauzolë e tillë është diçka e pazakontë në kontratat e trajnerëve, por jo për Liverpulin që e sheh Klopin si një legjendë dhe kjo kontratë është si një testament i lidhjes së tij me klubin. Kur ai rinovoi në dhjetor, foli pozitivisht për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili me zgjatjen me 6 vite të tjera, e bën karrierën e teknikut 52-vjeçar më të gjatën në një klub të vetëm.

“Për mua personalisht kjo është një deklaratë e vazhdimit të bashkëpunimit në bazë të asaj që kemi ndërtuar deri më sot dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe në të ardhmen. Kur klubi më telefonoi në vjeshtën e 2015-ës për herë të parë, unë e dija se ne ishim perfekt për njëri-tjetrin. Besimi i plotë reciprok nga të dyja palët e bën shumë të thjeshtë angazhimin tonë të përbashkët deri në vitin 2024”, tha Klop pasi firmosi kontratën e re vitin e shkuar.

të fundit

Përditësimi më i ri mbi situatën në pikat kufitare për hyrje në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit nga situata në pikat kufitare. Pritjet më të gjata për…

9 minutes ago

Ligjvënësi amerikan kundërshton Beogradin, ekspertët kërkojnë pasoja politike për Serbinë

Në fillim të muajit korrik, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joan Pons Sampietro, bëri të ditur se Serbia kishte…

10 minutes ago

Mickoski predicts technically usable water in Gostivar within 48 hours

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekipet e “Ujësjellësit” nga Shkupi po punojnë në Gostivar dhe se pas përfundimit të procesit…

15 minutes ago

Game over in Divjakë! Bar turned into illegal betting center, owner and employee arrested

Policia e Divjakës ka finalizuar operacionin e koduar “Game Over”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave…

15 minutes ago

Meteorologist Warns: After the Rains, August Brings Heatwave of up to 40 Degrees

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë…

16 minutes ago

38-year-old arrested in Dibër for firing gun to frighten citizens

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të…

16 minutes ago