Paulo Dybala ‘ka sy ‘ vetëm për Juven dhe të ardhmen e tij ai e sheh vetëm tek bardhezitë.
Ai e provoi këtë dhe vitin e kaluar duke refuzuar kategorikisht Manchester United dhe rikonfirmoi pozicionin e tij këtë verë duke bllokuar çdo diskutim madje dhe para sondazheve që mbërriten midis korrikut dhe fillimit të gushtit nga Real Madrit dhe Barcelona.
Një refuzim që ka bllokuar çdo negociatë të mundshme që në ‘syth’.
Por nëse pozicioni i lojtarit është i qartë për klubin është më pak i qartë.
Tani për tani Juve i angazhuar në kërkimin e një sulmuesi qendror (Dzeko në pol, Suarez tani larg, por gjithçka varet nga Milik i cili nuk ka dhënë ende dorëheqjen për të parë ëndrrën e Juventusit) nuk parashikon daljen e Dybalas por rinovimi i kontratës është mbi tavolinë nëse nuk firmoset menjëherë perspektivat mund të ndryshojnë.
Agjenti i tij Jorge Antun ka mbërritur dje në Itali për një vizitë private dhe do të qëndrojë në Torino të paktën tre javë.
Koha e duhur për të diskutuar në një mënyrë konkrete zgjatjen e kontratës: Dybala dëshiron të lidh veten me Juve deri në vitin2025 dhe kërkon një trajtim super të madh, duke kërkuar të jetë i dyti vetëm pas Cristiano Ronaldos. Me pak fjalë paga e tij duhet të jetë vetëm më e ulët se ajo e portugezit.
Për të qënë më të qartë 7 milion dhe pushimet e perceptuara tani duhet të dyfishohen.
Një kërkesë e konsideruar shumë e lartë (gjithashtu duke marrë parasysh situatën aktuale ekonomike).
Ndërsa pret të gjejë një qendër sulmues dhe të kuptojë potencialin real të Kulusevski, Juve synon të marrë kohë dhe kështu të shtyjë marrëveshjen.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…