Skuadra e Gasperini, Atalanta, ka bërë një nga ndeshjet më të mira këtë sezon, përkundër faktit se dështoi të merrte fitore.
Një presing i lartë, i përcjell me pasime të shpejta, bëri që skuadra nga Bergamo të dominonte Juventusin, këta të fundit që arritën të marrin një pikë falë dy penalltive.
Por, këto penallti sikur nuk e kishin bindur Gasperinin, i cili thotë se këto akordohen vetëm në Itali.
“Këto janë rregullat, epo, ata janë mbi rregullat në Itali, gjithsesi”, ka thënë Gasperini.
“Çfarë supozohet të bëjmë, të presim duart? Mund të vendosësh duart para trupit. Nuk është penalltia e parë si kjo që kemi parë, ka pasur shumë gjatë këtij sezoni, me shumë skuadra. Është çmenduri dhe interpretimi i rregullave nuk është i njëjti këtu si në vende tjera. Të tjerat vende nuk japin këso penalltishë”, ka thënë tutje trajneri më i mirë në Itali.
“Këto janë rregullat këtu, në rregull”, ishin fjalët e Gasperini.
Atalanta luan edhe në Ligën e Kampionëve, ku tashmë do të ketë punë me skuadrën e Paris Saint Germain.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…