Pierre-Emerick-Aubameyang para pak javësh e rinovoi kontratën e tij me Arsenalin.
Ai nënshkroi edhe për tre vitet e ardhshme muajin e kaluar dhe kjo nënkupton që ai do të jetë së bashku me klubin deri në verën e vitit 2023.
None found
Por, fati i tij mund të ishte ndryshe sepse Barcelona provoi të nënshkruante me atë. “Katalanasit”, të cilët e lejuan largimin e Luis Suarez drejt Atletico Madridit, janë duke kërkuar një sulmues dhe
Aubameyang ishte njëri nga emrat kryesorë në listën e tyre.
“Kisha disa oferta, sidomos nga Barcelona, por edhe nga disa klube të tjera”, pranoi Aubameyang për “Canale + France”
“Unë bisedova disa herë me trajnerin Arteta dhe ai më tha që mund të largohesha drejt ndonjë klubi tjetër për të tuar trofe, ose mund të qëndroja. Pas shumë kontakteve me të, ai më bindi me projektin e tij dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse qëndrova me Arsenalin”.
“Arsyeja e dytë ishin tifozët. Që nga dita e parë kur erdha këtu, ata më trajtuan si njërin prej tyre. Prandaj, derisa unë jam njëri prej tyre, do të mbetem këtu”, u shpreh Aubameyang në fund.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…