Armand Duka ka prekur tema të ndryshme në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Në fillim një replikë me Erion Braçen, më pas një koment për arbitrat, gjykimin, policinë dhe titullin kampion.
“Nuk m’u duk aq i ashpër, m’u duk një njeri që kundërshtoi veten. Ka edhe një batutë, por Braçe ka bërë zero, asnjë gjë. Nuk ka asnjë lloj kontributi nga karrigia e kryeministrit. Stadiumi është ndërtuar nga fondet tona dhe një kompani private. Ai është një tifoz i sëmurë, një njeri që nuk ka asnjë vlerë sportive. Ka vlerë vetëm me faktin që është tifoz. Nuk mund të humbim kohën tonë me ato që thotë.
Investimet për arbitrat? Janë justifikuar, niveli i gjykimit është i barabartë me nivelin e futbollit në Shqipëri. Mund të merrni kasetat dhe do të shihni dallim të madh me vitet e kaluara. Deri para tre vitesh, asnjë nuk e dinte se si bëhesh arbitër në Shqipëri. Tani ka disa kritere që tregojnë procesin e mirëpërcaktuar për të pasur arbitra dhe arbitrim sa më të mirë. Mungesa e policisë? Duhet të mësohemi të organizojmë garat veta. Duhet të vetërregullohemi, nuk mund të vijë policia në çdo garë. Është përgjegjësia e të gjithëve.
Sektori i garave duhet të marrë masat për kushtet e arbitrave dhe skuadrës mike. Delegati duhet të jetë korrekt, të kërkojë zbatimin e tyre dhe të raportojë. Nuk duhet t’i kemi policët te ndeshjet e fëmijëve. Ne i bëjmë, organet tona duhet të jenë korrektë dhe të merren masa dhe dënime për të mos ndodhur më parë.
Kampionati? Uroj që ta vazhdojmë kampionatin. Nuk e dimë fiks se kur do përfundojë. Tirana është 9 pikë para Kukësit, Laçi është i treti, Skënderbeu është ngjitur në vend të katërt. 9 pikë janë shumë, por janë dhe nuk janë shumë. Një ndeshje direkte e ngushton diferencën, ky kampionat ka treguar që asnjë ndeshje nuk është e sigurt.
Patjetër që Tirana është më favorit. Varet si do e menaxhojë situatën. Nëse ka filluar të festojë, mund ta humbasë kampionatin, nëse nuk kanë filluar festën, mund ta fitojnë kampionatin“, deklaron Duka.
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…