Categories: Uncategorized

Duka këmbëngul për rifillimin e kampionatit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, këmbëngul për një rifillim të kampionatit, pasi duke qenë se bëhet fjalë për ndeshje që do të luhen pa spektatorë, atëherë rreziku i përhapjes së virusit është pothuajse zero.

Duka thekson se për fat të mirë Shqipëria nuk ka një përhapje të lartë të virusit si në vendet e tjera europiane, ndaj shpreson që të marrë një përgjigje pozitive për të rifilluar kampionatin.

Ndërkaq, presidenti i FSHF-së tha për “ABC News” se është miratuar edhe paga e dytë, duke uruar që mos të ketë nevojë për një pagë të tretë.

Përgjigjja nga autoritetet qeveritare – “Në fakt, nuk kemi pasur as përgjigje pozitive, as negative. Ne kemi bërë një kërkesë, kemi një plan tonin për rifillimin e stërvitjeve dhe të kampionatit, pa spektatorë. Nuk kemi pasur përgjigje nga autoritet qeveritare apo shëndetësore të vendit. Nuk besoj se do të vonohet përgjigja. Jam i bindur se do të kemi një përgjigje, të bëjmë një plan të rakorduar mes FSHF-së, qeverisë dhe stafit të shëndetësisë, që sipas një protokolli të përfundojmë të gjitha aktivitet e ndërprera deri në fund të korrikut. Objektivi ynë është të rifillojmë në fund të majit”.

Do luhet pa tifozë – “Nuk jemi në kohën që ky sezon të luhet me praninë e spektatorëve. Ne po mendojmë ta përfundojmë aktivitetin pa spektatorë, sipas protokollit që kemi propozuar dhe që jemi të gatshëm ta diskutojmë me qeverinë tonë. Fatmirësisht, përhapja e virusit në Shqipëri, nuk është kaq e madhe sa në shtetet tjera”.

Rifillimi – “Duke parë që shumica e gjërave po liberalizohen në shoqërinë shqiptare, sipas të gjitha parashikimeve dhe komunikimeve që ka bërë kryeministri Rama, mendoj se do të vijë radha që të liberalizohet dhe futbolli. Praktikisht, është futur në ngjyrën e kuqe, por rrezikshmëria më e madhe është me spektatorë. Rreziku i përhapjes së virusit në futboll pa spektatorë, është pothuajse zero”.

Paketa financiare – “Ne kemi miratuar një paketë financiare për të paguar të gjithë ata që jetojnë me futbollin, zyrtarët, punonjësit e klubeve, të cilët nuk përfshihen në paketat qeveritare për të marrë një minimum jetik. Mbase 10% kanë mbetur pa shpërndarë, pasi po bëhen verifikimet e fundit. Futbollistët janë paguar 100%, kanë mbetur për t’u verifikuar disa trajnerë moshash”.

Paga e dytë – “Tani do të fillojmë dhe me pagën e muajit të dytë dhe uroj të mos kemi nevojë për një pagë të tretë, por të rikthehemi dhe të luajmë, duke rikuperuar ato dëme financiare. Po, është miratuar paga e dytë. Kështu ka ndodhur, ndërprerja është 2 mujore dhe ne do të kompensojmë. I kemi sqaruar arsyet pse ne kemi vendosur që ta bëjmë këtë sakrificë financiare për anëtarët tanë, pasi FSHF është pronë e atyre që luajnë futboll”.

Fondi i UEFA-s- “Nuk kemi një fond shtesë, të paktën deri më sot nga UEFA. Ky është një fond, ndoshta për koeçidencë unë jam pjesë e Hat-Trick, që ndryshoi rregullat për përdorimin e fondeve, por gjithashtu dhe për shpejtimin e pagesave ose vënies në funksion për Federatat. Ku projekt, kryesisht merret me investimet në infrastrukturë, por dhe për projekte të tjera, në futboll femrash dhe fëmijëve. Ky propozim i Hat-Trick ishte që të mos i vendoseshin kushte Federatave si të shpërndahet ky fond, pasi po kalojnë një moment të vështirë. Deri më sot, nuk kemi të bëjmë me një fond shtesë. UEFA mund të vendosë të japë një fond shtesë deri në fund të kësaj situatë. Nëse nuk rikthehen aktivitet, edhe UEFA do t’i ketë të reduktuara fondet”.

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

2 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

37 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

56 minutes ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

1 hour ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago