Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një deklaratë për Radio Kiss Kiss.
Duke folur në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kreu i FSHF ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket vazhdimit të këtij sezoni në Champions League, më konkretisht sa i përket Napolit të Elseid Hysajt.
“Dje kemi marrë vendime të rëndësishme për sa i takon vijimësisë dhe përmbylljes së Champions League dhe Europa League, si për datat e sfidave ashtu edhe për stadiumet ku do të luhen ndeshjet. E vetmja që mbetet e papërcaktuar është nëse do të luhet me tifozë apo me dyer të mbyllura, si në Gjermani dhe në Portugali.
Megjithatë, ekziston mundësia të kemi tifozë në stadiume, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do ndryshojë situata e pandemisë, gjëra për të cilat nuk mund të vendoset tani. Nuk mund të pretendojmë që t’i mbushim stadiumet plot, është ende shumë herët, por nëse na jepet drita jeshile për të hapur dyert mund të synojmë të kemi 30% ose maksimumi 40% të kapacitetit të stadiumeve me tifozë.
Barcelona-Napoli në fushë neutrale? Të gjitha ndeshjet e mbetura të Champions League do të luhen në Lisbonë, Guimaraes dhe Oporto. Sigurisht, Barcelona dëshiron të luajë në ‘Camp Nou’, ndërsa për ndeshjet e tjera të fazës çerekfinale është vendosur për vendet se ku do të luhen ndeshjet.Kupa e Italisë? Hysaj bëri një paraqitje të mirë ndaj Interit, ndërsa mbrëmë fitoi trofeun me Napolin. Jam shumë i lumtur për futbollistin shqiptar, por më e rëndësishme është që fitoi skuadra. E gjithë Shqipëria ishte me Napolin, me përjashtim të kryeministrit Rama, i cili është tifoz i Juventusit dhe nuk besoj se ka mbetur i kënaqur me rezultatin e finales“, deklaron Duka për radion napolitane.
Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale,…
Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…
Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…
Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të…
Administrata e Presidentit Donald Trump, ka njoftuar një program të ri që u ofron migrantëve pa dokumente deri në 3,000…