Borussia e Dortmundit ka gjetur një zgjidhje ideale për të mos shkurtuar pagat e punonjësve të dyqaneve të klubit apo të shërbimit të kateringut në klubin verdhezi. Klubi gjerman lajmëroi se një pjesë e stafit të tyre përkohësisht do të punojnë në rrjetin e supermarketeve “Rewe” deri në rifillimin e Bundesligës, që aktualisht është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Stafi, që është përfshirë në punën pranë rrjeteve të supermarketeve, përbëhet kryesisht nga punëtorë me kohë të pjesshme dhe njëkohësisht i vjen në ndihmë dhe vetë firmës “Rewe” në një periudhë të vështirë ku kërkohet rritje e numrit të stafit nëpër supermarkete, që kanë patur një volum të jashtëzakonshëm pune për shkak të rritjes së blerjeve nga ana e njerëzve gjatë javëve të fundit.
None found
Vetë menaxheri i një prej rrjeteve të “Rewe”, Marcus Ewers, ku janë punësuar disa prej punëtorëve të klubit të Borussias së Dortmundit, e cilësoi këtë si një lëvizje të zgjuar nga e të gjitha palëve të përfshira në markete dhe i cilësoi punëtorët e klubit verdhezi si shumë të kualifikuar për detyrat që u janë shpërndarë në punën e re.
Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…
Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…
Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…