Borussia Dortmund është këmbëngulës në vendimin për të mos e lejuar Jadon Sanchon të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, përkundër interesimit nga një numër i madh i klubeve të mëdha evropiane.
Anglezi nuk ka klauzolë që do t’ia mundësonte shkëputjen e kontratës me Borussia Dortmundin, e cila është e vlefshme deri në fund të qershorit 2022. Kjo do të thotë se nëse Dortmundi s’pajtohet, Sancho s’ka asnjë mënyrë për ta detyruar kalimin në ndonjë klub tjetër.
Borussia Dortmundi beson se nuk do të arrinte ta gjente një zëvendësues të përshtatshëm për Sanchon gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për këtë arsye nuk dëshiron ta shesë anglezin.
Megjithatë, Sancho pritet ta vazhdojë karrierën e tij në ndonjë klub tjetër të madh evropian qysh në fund të këtij sezoni, sipas Sky Germany, falë interesimit të madh për 19-vjeçarin.
Chelsea, Manchester City, Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Barcelona mbeten në mesin e klubeve që janë të interesuara për talentin anglez.
Sancho i ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 13 asiste në 24 ndeshjet e zhvilluara me Dortmundin gjatë këtij sezoni, përderisa ka arritur të fitojë vend edhe në skuadrën e Kombëtares së Anglisë.
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…