Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se klubi nuk do ta pengojë Jadon Snahcon, nëse ai dëshiron të largohet në verë.
Mediat britanike janë të bindura se anësori anglez do të largohet nga Dortmundi sapo të hapet afati kalimtar i verës, por nuk ka ndonjë klub favorit të cilit ai do t’i bashkohej.
Ajo që është e sigurt, megjithatë, është se vetëm një numër i caktuar i klubeve mund ta përballojnë blerjen e tij duke e parë çmimin e tij të lartë në treg.
Nga Premierliga, interesim për të kanë shprehur gjigantët Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Chelsea. Në Spanjë të interesuar për të janë Real Madrid dhe Barcelona, siç janë edhe Bayern Munich dhe Juventus.
Nëse ndonjëri prej këtyre klubeve paraqitet me ofertë të pranueshme, Watzke e pranoi se Dortmundi nuk do ta mbajë Sanchon kundër vullnetit të tij.
“Dëshira e lojtarit duhet respektuar gjithmonë. Ne e kemi thënë para se të ndodhte koronavirusi se dëshira jonë është që Jadon të mbetet në klubin tonë”, tha Watzke për Bild.
“Mund ta them shumë qartë se klubet shumë të pasura të mos mendojnë se mund të na e hedhin në pazar për të, pavarësisht krizës aktuale. Ne nuk e shesim asnjë lojtarë më pak seç vlen”, shtoi ai./
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…