Mbrojtesi i Juventusit, Daniele Rugani, doli pozitiv në testin ndaj koronavirusit.
Ai është lojtari i parë i infektuar në Serie A, pas rasteve në Serie C te Pianese dhe Reggio Audace.
None found
Juventus njoftoi mbrëmjen e djeshme: “Futbollisti Daniele Rugani testoi pozitiv për COVID-19 dhe aktualisht është asimptomatik. Klubi i Futbollit Juventus aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë regjistrimin të atyre që kanë pasur kontakte me të”.
Dhe pas disa orëve, vet lojtari italian vendosi të reagonte përmes rrjeteve sociale, duke dhënë edhe një mesazh të fuqishëm.
“Do të keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua, se jam mirë. Unë i ftoj të gjithë të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë”, shkroi ai në Tëitter.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…